Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një market në zonën e Shkozës në Tiranë. Marketi ku u vendos tritoli në orët e para të mëngjesit në Shkozë është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Lika, të shpallur në kërkim për atentatin e një jave më parë ndaj Kajdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku.