Banesës së Ylli Zallës, të shumëkërkuarit të policisë i është vendosur tritol gjatë natës së shkuar në fshatin Zallë të Fushë Krujës. Sipas policisë, lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së tij. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, , si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të Zallës, i cili ishte i parkuar pranë banesës.