Banesa e një punëtori ndërtimi, u trondit nga një sasi tritoli gjatë mesnatës së të dielës. Ngjarja u shënua në rrugën “Ndoc Martini” rreth orës 00.05 të mesantës. Persona të paidentifikuar hodhën lëndë plasëse në verandën e banesës së shtetasit Demir Cara. Nga sasia e lëndës plasëse është raportuar vetëm për dëme materiale dhe fatmirëisht askush nuk mbeti i lënduar.