Një sasi lënde plasëse shpërtheu në oborrin e një banese në fshatin Toç në Memaliaj. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, ku persona të paidentifikuar hodhën një sasi eksplozivi në oborrin e shtëpisë së Burjan Kapës. Shpërthimi ishte iu fuqishëm ndërsa pati vetëm dëme materiale. Autorët sipas policisë u larguan me një makinë e cila dyshohet se u braktis në aksin rrugon “Krahës–Memaliaj", në afërsi të fshatit Qesarat, ku u gjet e djegur.