Një shpërthim me sasi tritoli u regjistrua këtë të dielë në banesën e Lodovik Syziut, më konkretisht lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e këtij të fundit, në pjesën e pasme të saj. 47 vjecari, vëllai i kreut të bandës së Mirditës, pësoi fraktura të rënda në trup për shkak të lëndës plasëse dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.