Një tren ka dalë nga shinat në një stacion të Kajros në Egjipt, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe rreth 16 të plagosur. Detajet I dhanë autoritetet egjiptiane, që shpjeguan se treni kishte ecur me sinjal ndalimi dhepër pasojë, lokomotiva e vagoni I parë, kishin dalë nga shinat. Aksidenti është regjistruar në pjesën veriore të kryeqytetit egjiptian, teksa pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, u bë e mundur nxjerrja e të gjithë njerëzve nga treni.