Top News – Trendi më i ri në mediat sociale/ Vijnë ‘Vaxxies’, selfie në momentin e vaksinimit
31/01/2021 13:52

Trendi më i fundit në mediat sociale, nuk është sfida Ice Bucket, apo filtrat e ndryshëm…tani, të famshmit dhe politikanët në të gjithë botën, kanë përveshur mëngët për të postuar ato që po njihen si ‘vaxxies’, ndryshe selfie të momentit në të cilin marrin vaksinën anti covid. Ndërsa Vaxxies dërgojnë një mesazh të fortë se vaksinat janë të sigurta, ato janë po ashtu edhe një mundësi e shkëlqyer për selfie. Imazhi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, teksa vaksinohej pasi kishte hequr këmishën, u bë viral ditë më parë. Me maskulinitetin e tij të shfaqur në foto, kishte nga ata që e krahasonin me kryeministrin Vladimir Putin gjysmë të zhveshur në sfidat e tij në natyrë. Micotaqis sidoqoftë u vendos edhe nën kritika me një përdorues të rrjetit sociale që shkruante: Kryeministri grek po bën gjithçka që mundet për t’ia shitur njerëzve vaksinën”. Të tjerë ndërkohë flisnin për Boris Johnson, që mund të marrë vaksinën e tij live në TV, dhe të bëjë të njëjtën gjë si Micotaqis. Trendi i vaksinimit me këmishën e zbërthyer vazhdon me deputetin britanik Brendan Clarke që e mori vaksinën pas punës vullnetare në spital dhe foton e postoi online. Bill Gates po ahstu postoi një imazh të tij në twitter ndërsa vaksinohej. Floella Benjamin më pas përdori një foto të sajën duke mbajtur në dorë vaksinën. Shumë persona të famshëm, pjesa më e madhe të moshuar, kanë postuar vaxxies –et e tyre po ahstu. Mes tyre Ian McKellen, Arnodl Shvarceneger dhe Joan Collins. Kjo e fundit madje edhe u krekos duke thënë se u vaksinua në të njëjtën ditë me mbretëreshën Elisabetë. Për politikanët, ka një mesazh serioz pas trendit në mediat sociale. Është një mënyrë për të inkurajuar të tjerët që të vaksinohen. Në mediat sociale ndërkohë kanë qenë të dukshëm edhe postimet e vaksinimit të joe biden, kamala harris, nancy pelosi etj. E ky nuk është një trend tërësisht i ri.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB