Top News – Trenat përplasen kokë më kokë / ‘Aksident serioz’, dhjetëra të lënduar në Danimarkë
23/04/2026 12:02

Dhjetëra persona janë lënduar si pasojë e përplasjes mes dy trenave kokë më kokë pranë kryeqytetit danez, Kopenhagen, të enjten. Mediat vendase raportuan se 17 persona u lënduan, katër prej tyre në gjendje të rëndë, pas përplasjes së trenave në Gribskov, rreth 40 kilometra në veri të Kopenhagenit. Policia e quajti përplasjen një “aksident serioz”, por një zëdhënës i policisë i tha AFP-së se të gjithë udhëtarët u evakuuar nga trenat. “Dy trena u përplasën dhe policia dhe shërbimet e emergjencave janë mbledhur atje”, tha policia në një deklaratë. Rasti u regjistrua në orën 6:30 të mëngjesit, sipas zëdhënësit të policisë, Tim Simonsen. “Ishte një përplasje kokë më kokë dhe ka të lënduar mes udhëtarëve”, tha ai për AFP, pa dhënë hollësi të mëtejshme. Kryetarja e bashkisë së Gribskovit, Trine Egetved, tha në Facebook se disa nga të lënduarit u dërguan në spital me helikopter. Pamjet në media treguan dëmtime në lokomotivat e dy trenave, që ndodheshin mes qyteteve Hillerod dhe Kagerup kur u përplasën me njëri tjetrin. Egetved tha se është “thellësisht e tronditur dhe e shqetësuar” nga aksidenti. “Ky tren përdoret nga shumë banorë të Gribskovit, punëtorë dhe studentë. Shërbimet e emergjencave po punojnë pa pushim dhe ne po përpiqemi, në nivel qendror, të krijojmë një pasqyrë të qartë të asaj që ndodhi dhe të sigurohemi që të gjithë të marrin ndihmën që u nevojitet”, tha ajo. Danimarka krenohet me standardet e saj të larta të sigurisë, por një aksident treni në vitin 2019 la tetë persona të vdekur dhe 16 të tjerë të lënduar.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05