Integrimi i të rinjve në tregun e punës vijon të mbetet një nga sfidat më të mprehta që ekonomia vendase nuk po zgjidh prej vitesh. Vendet e punës që ofron tregu nuk joshin dot të rinjtë. Anketa e INSTAT për forcën e punës në tre muajt e parë të këtij viti tregon se punësimi mes të rinjve ka pësuar rënien e radhës, duke zbritur në nivelin 42.8 për qind nga 44.2 për qind që ishte në tremujorin e parë të vitit 2025.