Dy shtetas janë vënë në prangat e policisë, pasi dyshohen se shisnin online në 2 dyqane në kryeqytet, pa fatura tatimore, ora të markave të shtrenjta, si dhe aksesorë diamanti dhe floriri. Gjatë kontrolleve në njërin dyqan, i cili ishte i paregjistruar në organet tatimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 195 ora të markave të shtrenjta dhe 19 palë syze.