Vetëm 2 mijë me NIPT/ Biznese me mijëra ndjekës, por të paregjistruar Shitjet online në Shqipëri janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të konsumit të përditshëm, ndërsa zgjerimi i këtij tregu ka sjellë në vëmendje edhe informalitetin dhe shmangien e detyrimeve fiskale. Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se rreth 43% e individëve të moshës 16 deri në 74 vjeç kanë kryer blerje online. Krahasuar me periudhën para pandemisë së Covid-19, blerjet në internet janë rritur me rreth 33%.