Rregullave të rrepta të Talebanëve në Afganistan nuk i kanë shpëtuar as manikinet në vitrinë. Ata kanë detyruar tregtarët dhe pronarët që të mbulojnë fytyrat e kukullave me leckë, çanta dhe fletë alumini. Nëse ligji nuk zbatohet atëherë talebanët lëshojnë kërcënime dhe madje u presin edhe kokat. Talebanët interpretojnë ligjin e rreptë islam, i cili i ndalon statujat apo imazhet me formë njerëzore, të cilat mund të adhurohen. Ky zhvillim lidhet me dëshirën e fortë të talebanëve për të larguar gratë nga jeta publike.