Tregtarët e tregut të fruta-perimeve, por dhe ata të tregut industrial në qytetin e Vlorës, janë mbledhur serish në protestë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e tregut. Të gjendur në këtë situatë, protestuesit janë zhvendosur drejt ambienteve të Bashkisë së Vlorës, ku kanë kërkuar një takim me kryetaren e Bashkisë, Brunilda Mersini.