Tre persona të infektuar me covid humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ndërsa u regjistruan 37 raste të reja. Edhe pse gjatë fundjavës nuk u raportua asnjë i intubuar nga Ministria e Shëndetësisë, këtë të dielë autoritetet njoftuan për tre viktima, duke shtuar se situata në spitale vijon të jetë pozitive, ku për të tretën ditë radhazi nuk raportohet asnjë i intubuar. Numri total i rasteve active në të gjithë vendin aktualisht ka rënë në 5 271.