Top News – Tre tërmete në Zelandën e Re/ Më i forti me magnitude 8.1, kalon rreziku i cunamit
05/03/2021 12:02

Tre tërmete, përfshirë një që ishte më i forti që ka goditur ndonjëherë rajonin, u regjistruan në Zelandën e Re të premten, duke ndezur edhe paralajmërime për Tsunami që tani janë tërhequr sidoqoftë. Mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat bregdetare në ishullin verior, pasi tërmeti i tretë, me manjitudë 8.1 goditi rajonin. Ka patur raporte për bllokime trafiku ndërsa njerëzit përpiqeshin të arrinin terrene më të larta. Paralajmërimi për tsunami sidoqoftë u tërhoq rreth orës 15.43 minuta, rreth 13 orë pas tërmetit të parë. Disa dallgë anormale goditën pjesë të bregut por pasditen e të premtes autoritetet thanë se më e keqja kishte kaluar. Banorëve iu tha se mund të riktheheshin në shtëpi, por u paralajmëruan të qëndronin larg plazheve. Arqipelagët në jug të paqësorit, Kaledonia e re dhe Vanuatu janë paralajmëruar po ashtu të përgatiten për dallgë të rrezikshme. Brigjet e tyre mund të shohin dallgë deri në 3 metra të larta ndërsa pjesë të Amerikës së Jugut, përfshirë Perunë, Ekuadorin dhe Kilin, u paralajmëruan se mund të regjistronin dallgë mbi një metër të larta në brigjet e tyre. Qendra për paralajmërimin e cunamive në paqësor, në Hauai, tha se dallgët cunam ishin parë por nuk janë raportuar deri më tani dëme. Të tre tërmetet, të gjithë mbi magnituden 7, u regjistruan në orët e para të së premtes. I fundit, goditi rreth orës 8.30 të mëngjesit, afër ishujve të pabanuar Kermadec, 1000 km në veri lindje të Zelandës së Re.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04