Top News – Tre orë vonesa në aeroporte / Sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE shkakton probleme
16/04/2026 11:05

Udhëtarët që kalojnë nëpër disa aeroporte evropiane thuhet se po presin deri në tre orë në kontrollet kufitare për shkak të sistemit të ri të hyrje-daljeve të BE-së. Pasagjerët në aeroportet e vendeve si Franca, Gjermania, Belgjika, Italia, Spanja dhe Greqia po presin disa orë në kontrollet kufitare, tha organi i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve. Olivier Jankovec, drejtori i divizionit evropian të këshillit, i tha Financial Times: "Kjo situatë, në javët e ardhshme dhe sigurisht gjatë muajve të verës, kur edhe shënohet piku i udhëtimeve, do të jetë thjesht e papërballueshme. Po i shohim ato kohë pritjeje tani, po në orët e pikut, cfarë do të ndodhë?" Sistemi i ri hyri në fuqi të premten në vendet e Shengenit - 25 nga 27 shtetet e BE-së plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Ai kërkon që pasagjerët nga vendet jo-anëtare të BE-së të regjistrojnë informacionin e tyre personal dhe biometrikën në kufi. Sistemi është futur gradualisht që nga tetori dhe ka shkaktuar vonesa të gjata në disa aeroporte. Të dielën, BBC raportoi se më shumë se 100 pasagjerë nuk ishin në gjendje të hipnin në një fluturim të easyJet nga Milano në Mançester para se të nisej për shkak të vonesave në sportelet e pasaportave. Përfaqësuesit e aeroportit dhe Komisioni Evropian zhvilluan një takim për të diskutuar problemet me sistemin. Këshilli ndërkombëtar i Aeroporteve thuhet se ka kërkuar të zgjasë përjashtimet ekzistuese si edhe pezullimin e plotë të kontrolleve të reja. Komisioni evropian tha se sistemi po funksionon mirë dhe në shumicën e vendeve anëtare nuk ka probleme. Komisioni tha se koha mesatare për regjistrimin e një pasagjeri është 70 sekonda, megjithëse Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve ka pohuar se mund të zgjasë deri në pesë minuta.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42