Policia e Kavajës ka zbuluar një banesë të përshtatur për të ushtruar veprimtari të paligjshme nëpërmjet “Call Center”-ave. Në pranga ka përfunduar shtetasi Adrien Rrugeja, 38 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa për shtetasit E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç, të dy banues në Kavajë, nisi procedimi në gjendje të lirë.