Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës njoftoi konfiskimin e një pallati të ndërtuar në rrugën Llukë Kaçaj, në njësinë administrative numër 4 të kryeqytetit. Sipas njoftimi, konfiskimi është bërë pas një aksioni të përbashkët me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Monitorimit të Zbatimit të Lejeve të Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, që ka identifikuar se godina prej 12 kate kishte tejkaluar lejen e ndërtimit me tre kate.