Me zëvendësimin e Vitore Tushës si anëtare, Gjykata Kushtetuese ka nisur automatikisht edhe procesi për zgjedhjen e kryetares së kësaj gjykate. Këtë të enjte, trupa e gjyqtarëve të Kushtetueses u mblodh për të shqyrtuar kandidaturat e paraqitura me përmbylljen e afateve. Për pozicionin kanë shprehur interes 3 nga nëntë anëtarët e gjykatës, konkretisht Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.