Top News – Tre herë në pranga për pronat. Arrestohet sërish ish juristi i Kadastrës së Durrësit
04/12/2024 14:08

Mikel Zaho, ish-jurist i Kadastrës së Durrësit, është arrestuar për herë të tretë, brenda 5 viteve të fundit, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave në bregdet. Zaho ishte person në kërkim që nga muaji prill i këtij viti, pasi gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet e nisura që në vitin 2019 zbuluan një skemë për përfitimin e paligjshëm të 151 mijë metër katrorë tokë në Spitallë të Durrësit. Rasti u rikthye në shkurt të vitit të kaluar pas denoncimit të një qytetari se toka e tij, ende në gjyq për njohjen e pronësisë në Gjykatën e Lartë, ishte zaptuar nga dy subjekte, njëri prej të cilëve pretendonte ta kishte blerë pronën nga një kompani tjetër. Hetimet zbuluan shkelje të rënda në procesin e tjetërsimit të pronës. Për këtë rast u arrestuan në prill 5 persona, mes të cilëve dhe ish zyrtarë të Kadastrës. Hetimet tregojnë se procesi i tjetërsimit të pronës ka nisur në vitin 2019 nga juristi Mikel Zaho dhe është firmosur nga zëvendësregjistruesi, duke anashkaluar drejtuesin e atëhershëm të Kadastrës. Tokat më pas janë shitur nga përfituesit, duke përdorur punonjës të ndërmarrjes bujqësore të Spitallës si dëshmitarë të rremë. Në këtë skemë janë përfshirë gjithashtu edhe persona të tjerë, që kanë qenë pjesë e zinxhirit të shkeljeve për tjetërsimin e pronave.

Top Channel/ Zbulohen 4 skenarët e PS për “Territorialen”, si do grupohen bashkitë
28/03 23:15
Top News- Mickoski ‘zhduk’ gjuhën shqipe/ Reagon BDI: Po cënon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit
28/03 20:30
Top Channel/ Intervista e parë e Shabanit si Avokat i Popullit: Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë
28/03 19:51
Top News – 33-vjeçari plagoset me thikë. Ngjarja pas një konflikti në afërsi të spitalit të Vlorës
28/03 19:00
Top News – “Skënderbegasit ndër vite…” 81 vite histori, vëllimi i pestë plotëson historikun
28/03 18:40
Top News – I moshuari kërcënon gruan me thikë. Ngjarja në Vlorë, arrestohet nga policia
28/03 18:38
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Kur përgatitemi mirë dhe në kohë, dalim shumë mirë në rezultat
28/03 18:37
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’, Rama njofton projektin e ri të qeverisë: Do financojmë…
28/03 18:35
Top Channel/ ‘Po përgatitemi për një ndryshim të madh’, Rama: Do e sjellim çmimin e naftës në…
28/03 18:34
Top Channel/ Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë
28/03 18:33
Top News-Aksion antidrogë në lokalet e ish-Bllokut/Kapen kamarierë e administratorë, shisnin kokainë
28/03 15:41
Top News – Presidenti Begaj vlerëson rolin e mjekëve. Pjesë e konferencës së bluzave të bardha
28/03 15:40
Top News- I dënuar me burg në Itali për vjedhje e prostitucion, kapet në Don Bosko 43-vjeçari
28/03 15:39
Top Channel/ Goditet droga në ish-Bllok, 11 të arrestuar për lëndë narkotike në Tiranë
28/03 15:32
Top Channel/ Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit, lutje për paqe dhe familjen
28/03 15:29
Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44