Tre vende aleate të NATO-s, Franca, Italia dhe SHBA, kanë kryer stërvitje të përbashkëta në detin Mesdhe, duke treguar forcën e partnershipit të tyre me tre grupe lufte. Grupi amerikan i sulmit i udhëhequr nga USS Harry Truman, ai francez i udhëhequr nga Charles de Gaulle dhe grupi italian Cavour, u stërvitën bashkë në datat 6 dhe 7 shkurt.