Zjarri në zonën e Lunxhërisë është aktivizuar sërish pasditen e së martës, duke kërcënuar serozisht tri fshatrat Asim Zeneli, Arshi Lengo, Krine. Përhapja e flakëve është favorisuar edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një burrë rreth 55 vjeç në fshatin Asim Zeneli, ndërkohë në gjendje të rëndë është dërguar në spital edhe bashkëshortja e tij. Kërkohet ndihmë nga ajri sepse përhapja e flakëve rrezikon edhe banorë të tjerë të zonës.