Top News – Tre avionë bërthamorë në Siri/ Ushtria ruse forcon praninë në mesdhe
26/05/2021 12:40

Ushtria ruse tha se ka vendosur tre bombardues me rreze të gjatë veprimi me aftësi bërthamore në bazën e saj në Siri, një veprim që mund të përforcojë praninë ushtarake të Moskës në Mesdhe. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se tre bombardues Tu-22M3 kanë mbërritur në bazën ajrore Hmeimim, e vendosur në provincën bregdetare të Sirisë të Latakias dhe baza kryesore për operacionet e Moskës në vend. Ministria tha se ekipet bombarduese do të fluturojnë në një seri misionesh stërvitore mbi Mesdhe. Tupolev Tu-22M3, me emrin e koduar Backfire nga NATO, është një bombardues me rreze të gjatë supersonike me dy motorë i cili është i aftë të mbajë armë bërthamore dhe ka një rreze që tejkalon 5,000 kilometra. Rusia ka zhvilluar një fushatë ushtarake në Siri që nga shtatori 2015, duke lejuar qeverinë e Presidentit Sirian Bashar Assad të rimarrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit pas një lufte shkatërrimtare civile. Ministria ruse tha se pista në Hmeimim ishte zgjatur për të pritur bombarduesit e rëndë dhe një pistë e dytë është modernizuar. Rusia gjithashtu ka zgjeruar dhe modifikuar një bazë detare në portin Sirian, Tartus, i vetmi objekt i tillë që ka Rusia aktualisht jashtë ish-Bashkimit Sovjetik. Si pjesë e përpjekjeve të Presidentit Vladimir Putin për të forcuar ushtrinë e Rusisë mes tensioneve me Perëndimin, marina ruse në vitet e fundit ka ringjallur praktikën e epokës Sovjetike për të qarkulluar vazhdimisht anijet e saj luftarake në Mesdhe. Vendosja e bombarduesve shënon herën e parë që nga kohërat e Luftës së Ftohtë që Moska ka vendosur stacione bombarduese në rajon. Rreth 60 Tu-22M3 vlerësohet të qëndrojnë në shërbim të forcës ajrore ruse dhe disa kanë fluturuar me misione bombardimi për të goditur militantët në Siri nga bazat e tyre në Rusi. Raportet e mediave ruse thanë që Tu-22M3 mund të modernizohej për të mbajtur raketat më të fundit hipersonike.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB