Top News – Tre aeroplanmbajtëse ‘kundër’ Kinës / SHBA, Japonia e Australia, stërvitje të përbashkëta
21/08/2023 12:04

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia nisin këtë javë një stërvitje të përbashkët në Detin e Kinës Jugore, pranë pjesës perëndimore të Filipineve, njoftuan zyrtarë filipinas të sigurisë. Ata shtuan se stërvitjes janë një demonstrim force e synojnë të nënvizojnë përkushtimin e këtyre vendeve ndaj sundimit të ligjit në këtë rajon, pas qëndrimeve agresive, të dëshmuara së fundmi nga ana e Kinës, në ujërat e diskutueshëm. Në fillim të muajit, anijet e rojes bregdetare kineze përdorën ujë me presion kundër anijeve filipinase që po lundronin në këtë korridor, ku mosmarrëveshjet shihen prej kohësh si një pikë e mundshme për tensione mes SHBA-së dhe Kinës në rajon. Roja bregdetare kineze pranoi se anijet e saj përdorën uje duke shtuar se Pekini do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e tij territorial. Stërvitja mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Australisë do të përfshijë tre aeroplanmbajtëse dhe helikopterë. Pas stërvitjeve në det të hapur komandantët e tyre do të takohen me homologët filipinas në Manila, thanë për 'Associated Press' dy zyrtarët filipinas që folën në kushte anonimiteti. Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë në rajon aeroplanmbajtësen ‘USS America’, Japonia do të dërgojë një nga luftanijet e saj më të mëdha ‘Izumo’, ndërsa Marina Mbretërore australiane do të dërgojë ‘Canberra-n’, e cila mbart helikopterë. Zyrtarët filipinas thanë se stërvitja e përbashkët ishte planifikuar disa muaj më parë. Filipinet nuk do të jenë pjesë e stërvitjeve të kësaj jave për shkak të kufizimeve logjistike ushtarake, por janë të hapura për të marrë pjesë në të ardhmen. Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë shprehur mbështetjen e menjëhershme për Filipinet si dhe shqetësimin lidhur me veprimet e Kinës.

Top Channel/ Lajm i madh! Trump tërhiqet nga tarifa ndaj BE, e “zbuti” Rutte!
21/01 23:08
Top Channel/ Mot i tmerrshëm në Greqi, stuhi dhe reshje masive shiu, dy viktima
21/01 23:07
Top News- Plan për pushtimin e Groenlandës? Senatori republikan zbardh prapaskenat e Trump
21/01 23:00
Top News- Danimarka e prerë me Trump për Groenlandën: Mos kalo “vijat e kuqe”
21/01 22:45
Top News- Vendet myslimane i bashkohen Trump pas Shqipërisë, refuzon Sllovenia/ Mendohet Vatikani
21/01 22:45
Top News- “E turpshme” dhe “historike”, reagojnë ligjvënësit amerikanë pas fjalimit të Trump
21/01 22:30
Top News- Groenlanda e frikësuar, përgatitet për luftë, ndan udhëzimet për banorët
21/01 22:16
Top News- Farage godet sërish: Bota do të ishte ‘më e mirë’ nëse SHBA-të merrnin Groenlandën
21/01 22:14
Top News- “Mbaje mend këtë, Mark”, si Trump kërcënoi në Davos kryeministrin kanadez
21/01 22:10
Top News- Trump do me çdo kusht Groenlandën, godet Evropën: Nuk po shkon në drejtimin e duhur
21/01 20:30
Top Channel/ Rutte: Po punoj për Groenlandën! E vetmja rrugë e zgjidhjes është…
21/01 19:36
Top Channel/ Trump trondit Europën në Davos: S’jeni në rrugën e duhur!
21/01 19:32
Top Channel/ Tensionet me SHBA-në për Groenlandën, Norvegjia paralajmëron qytetarët
21/01 17:07
Top Channel/ Ekzekutimi i snajperistit, kush është 26-vjeçari që u dorëzua, shok me ‘Babalen’
21/01 17:00
Top Channel/ Donald Trump kritikon Europën në Davos: Nuk po ecën në drejtimin e duhur
21/01 15:30
Top Channel/ “Godisni Trumpin”, Guvernatori i Kalifornisë thirrje europianëve: Keni shtyllë apo jo!
21/01 15:11
Top Channel/ Trump në Davos, propozim për Groenlandën: Besoj NATO do të jetë “e lumtur”!
21/01 15:08
Top Channel/ Zgjerimi në detin Jon, Dendias: Ky është vetëm hapi i parë!
21/01 15:04
Top News- Përgatituni për pushtim amerikan! Kryeministri i Greenlandës paralajmëron: Kohë e vështirë
21/01 14:46
Top News – Gara e madhe për Arktikun / Pse Rusia, Kina dhe SHBA e kanë në shënjestër?
21/01 14:43
DIGITALB DIGITALB