Presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar gjatë një konference private me kryetarë të shteteve amerikane, se Ballkani do të ishte në rrezik nëse SHBA do të ndalonte dërgimin e ndihmave për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus prej shkurtit të viti 2022. “Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me Poloninë deri te Hungaria? Seriozisht, mendoni për këtë. E ndryshon dinamikën”, ka thënë presidenti Biden.