Policia njoftoi dy protestues të arrestuar dhe 30 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë me akuzat e dhunës ndaj efektivëve në tubimin e mbajtur të enjten para parlamentit. Sipas policisë së Tiranës, dy të arrestuarit janë kapur në flagrancë, ndërsa 30 të tjerët janë identifikuar në bazë të hetimeve që vijuan me analizimin e pamjeve dhe veprimeve të tyre në përballjen me efektivët. Policia i akuzon se gjatë këtyre përballjeve, 32 personat, kryesisht të rinj kanë hedhur sende të forta dhe lëndë pirroteknike në drejtim të efektivëve që kishin ngritur kordonin e sigurisë në rrugën George Bush.