Protestuesit e pakontrolluar nuk iu bindën thirrjes së ish kryeministrit Sali Berisha për të ruajtur gjakftohtësinë dhe qetësinë. Incidentet e kësaj proteste masive dhe agressive ishin të pashmangshme. Qindra protestues të mbledhur përpara oborrit të selisë blu bën cmos që të futeshin brenda zyrave, ndërsa fillimisht shqyen derën kryesorë të selisë duke përdorur trapanë e çekiçë, pasi të gjitha dyert ishin të blinduara.