Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për gjetjen e konsulentit që do të mbikëqyrë zbatimin e projektit të transportit të gjelbër në Tiranë. Për projektin është siguruar financimi prej 110 milionë eurosh, që ndahen në grante të Bashkimit Europian dhe kredi të butë përmes bankës gjermane, KfË. Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimet dhe shprehjen e interesit brenda datës 4 korrik.