Një gjykatë në Britaninë e Madhe dënoi me 19 vite e 2 muaj burg 7 pjesëtarët e një grupi të sofistikuar kriminal, i cili merrej me trafikimin e shqiptarëve drejt Anglisë. Sipas mediave britanike, grupi i sofistikuar kriminal kalonte në mënyrë ilegale shqiptarët duke i fshehur në kamionë, ndërsa hetimi për këtë cështje zgjati rreth 5 muaj. Nisi në 1 janar të 2021 dhe perfundoi më datë 15 maj po të atij viti. "Ky rast nxjerr në pah frontin e bashkuar të zbatimit të ligjit.”, tha detektivi Steve Ëillës, nga Komanda Speciale e Krimit të Met.