Organizata të shoqërisë civile ngritën shqetësime në mbledhjen e këshillit kombëtar të integrimit europian për mungesë transparence në procesin ligjvënës të Kuvendit, por edhe nga ana e organeve të reja të drejtësisë. Shqetësimi u ngrit nga Erida Skendaj në emër të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.