Kryeministri Edi Rama ftoi sipërmarrësit në fushën e tregtisë që t’i bashkohen platformës së pasqyrës për transparencën e çmimeve. Kreu i qeverisë tha se në këtë sektor ka abuzime, të cilat konfirmohet tërthorazi edhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Pasqyra Digjitale e çmimeve do të plotësohet me një listë produktesh bazë, ku sipas konceptimit të Ministrisë së Ekonomisë, qytetarët mund të shohin në kohë reale çmimet e të njëjtit produkt në disa kompani dhe më pas të vendosin për blerjen.