Një ish nxënëse e armatosur vrau tre fëmijë dhe tre pjesëtarë të stafit në atë që duket një sulm i planifikuar me kujdes në një shkollë private fillore në Neshvill, të shteteve të bashkuara, para se vetë ajo të qëllohej për vdekje nga policia. Shefi i policisë, John Drake, tha se autorja ishte Odri Hejl, 28 vjec, që la pas edhe një manifest dhe kishte harta të shkollës ku detajohej mbikqyrja dhe pikat e hyrjes dhe daljes. Autorja ishte përgatitur për një konfrontim me zyrtarët e rendit – tha shefi i policisë pas rastit më të fundit të dhunës me armë në shtetet e bashkuara të amerikës.