Transformimi digjital veçohet si prioritar nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko shprehet se krahas integrimit në tregun unik të pagesave në euro, Shqipëria po punon me partnerët ndërkombëtarë edhe për modernizimin e pagesave brenda vendit për të reduktuar përdorimin e parasë cash.