Përfshirja e inteligjencës artificiale në shërbimet publike në Shqipëri konsiderohet një politikë prioritare për të transformuar mënyrën e qeverisjes. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se paralelisht me transformimin inovator të administratës pubike, po krijohen edhe sisteme të sigurisë kibernetike.