Fermerët dhe blegtorët paralajmërojnë rikthimin e protestave në fillim të shtatorit, nëse kërkesat e tyre nuk reflektohen në politikat e qeverisë dhe në skemën e bujqësisë për vitin 2027. Problemet kryesore të sektorit lidhen me subvencionet e ulëta krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, çmimin e naftës, mungesën e kanaleve ujitëse dhe konkurrencën e produkteve të importit, shkruan revista Monitor.