Forcat e armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në operacionin ushtarak ‘Interflec’ në Mbretërinë e Bashkuar. Misioni është trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, komandantëve të skuadrave deri në nivel toge për përdorimin e armëve të këmbësorisë, dhënien e ndihmës së pare, luftë në qendra të banuara dhe taktikë.