Një aksident fatal i ka marrë jetën një shtetasje shqiptare në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 marsit në Villafranca, ku e reja u përplas nga një shofer që sapo kishte marrë lejen e drejtimit. Mediat italiane, shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasen Edmonda Boka, e cila sapo zbriti nga makina e saj, është përplasur nga një tjetër mjet, që drejtohej nga një 18-vjeçar.