“Babi e ka vrarë mamin”! Ka qenë kjo deklarata shokuese që dy fëmijë i kanë thënë tezes së tyre në Itali, e cila ka njoftuar menjëherë policinë. Ngjarja tragjike është regjistruar brenda një familje shqiptare në Itali, ku sipas mediave italiane një 30-vjeçar shqiptar ka mbytur në sy të dy fëmijëve të mitur, bashkëshorten, e cila ishte gjithashtu nga Shqipëria.