Top News – Tragjedia, zbulohet letra anonime/ 5 mijë euro për të vrarë vajzën shqiptare
02/03/2021 20:26

Një vrasje që tronditi Kosovën 5 vjet më parë dhe për të cilën ka pasur një gjykim, nuk është mbyllur, sepse, në Deçan Policia ka arrestuar një tjetër person, për shkak të deklaratës kontradiktore të tij në seancat gjyqësore për autorin e krimit. Sipas njoftimit zyrtar është arrestuasr kryeplaku i fshatit Strellc, Haki Pajazitaj. Ndërkohë, vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi ka publikuar disa letra anonime që janë dërguar në adresë të tyre, prokurorisë dhe policisë, lidhur me vrasjen e familjares së tyre. Në këto letra shkruhet për arsyen e vrasjes së Donjetës, urdhërdhënësin dhe kryesin e vrasjes. Në një prej këtyre letrave të publikuara, thuhet se një person i quajtur Isni, e ka lënë shtatzënë Donjetën dhe pastaj i ka dhënë 5 mijë euro Naser Pajazitajt që ta vrasë. Sipas dokumentit të publikuar nga vëllau i Donjetës, ai që i ka dërguar letrat është Haki Pajazitaj, kryeplaku i fshatit Strellc, që tashmë ndodhet në burg. Në dëshminë e tij të parë, Haki Pajazitaj ka mohuar të ketë dërguar këto letra. Por, pas sigurimit të pamjeve nga kamerat e pikës postare në Deçan, nga ku janë shpërndarë letrat “anonime”, ai ka deklaruar se ai i ka dërguar vetë këto letra. Letrat tashmë janë bërë pjesë e procesit për rastin e Donjeta Pajazitajt, i cili po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Prokuroria ka bërë ekzaminimin e dorëshkrimit të tyre dhe njëkohësisht ka detyruar Haki Pajazitajn që të shkruajë me qëllim identifikimin e shkrimit mes atij në letrat e dërguara në postë dhe kaligrafisë së tij. Ekspertiza ka konstatuar se nga ekzaminimi i shkrimit në fletën e vendosur në zarf nga dëshmia janë identifikuar karakteristika të përgjithshme dhe individuale që përputhen mes tyre. Karakteristikat që përputhen janë teknika dhe shtrirja e shkrimit, raportet e shkronjave, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se ai ka paguar paratë për të vrasë Donjetën, krim për të cilin në atë kohë pati një reagim të ashpër nga opinion vendas.

Top News – Sokol Meqemeja merr tender nga Albpetrol. Dyshimet për konflikt interesi
03/07 13:11
Top News – A do t’u mungojë Parlamenti? Flasin deputetët që nuk u zgjodhën më 11 maj
03/07 13:08
Top Channel/ Ngjarja në Astir! Video e arrestimit të një prej autorëve, si tentoi t’i shpëtonte
03/07 13:06
Top News- Rrugorja aksion në të gjithë Tiranën/ 11 shoferë të arrestuar dhe proceduar në 72 orë
03/07 12:55
Top News – Bankers shiti 5.3 miliardë euro naftë. Por në shtet deklaronte humbje për 20 vite rresht
03/07 12:55
Top Channel/ Tym toksik mbi Elbasan! Digjen mbetjet e qytetit prej ditësh
03/07 12:45
Top Channel/ Rinumërohen votat e Durrësit, do të bëhet një kontroll i pjesshëm në kutitë e votimit
03/07 12:42
Top Channel/ Arrestohen doganierët grekë, 13 në pranga për ryshfet dhe shpërdorim detyre
03/07 12:09
Top News- Kërcënuan një person me armë/ Pranga një prej autorëve në Durrës, në kërkim të tjerët
03/07 11:53
Top News-“Negociatat me BE-në nuk u hapën për meritë”, Tabaku: Qeveria ka mbyllur derën e integrimit
03/07 11:51
Top News- Debate të ashpra në Kuvend, Dash Sula me tone të ashpra: Memec që mbyllin gojën…
03/07 11:48
Top News- “Nuk mund të shkelet Kushtetuta/ Shehu kërkon llogari në Kuvend: Ku e keni kryeministrin?
03/07 11:47
Top News- Grekët, aksion në Qafë-Botë/ Arrestojnë doganierin, bllokohet qarkullimi për disa orë
03/07 11:28
Top Channel/ Seanca e fundit e Kuvendit, debate për rendin e ditës
03/07 10:29
Top News- Momenti kur Rama mbërrin në Vlorë, ja kush e shoqëron
03/07 10:28
Top News- Rama vizitë surprizë në Bashkinë e Vlorës, çfarë pritet
03/07 10:15
Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07