Top News – Tragjedia në Indi, qeni pret të zotin e bllokuar në hyrje të tunelit
12/02/2021 17:01

Qeni njihet si miku më i mirë i njeriut. Dhe episode ku ai na ka bërë edhe të lotojmë, nuk kanë munguar. Këtë radhë, një histori prekëse vjen nga India. Një qen i quajtur Blackie, me kokëfortësi vazhdon të endet përreth hyrjes së një tuneli, ku skuadrat e shpëtimit po kërkojnë për ata që mungojnë në apel pas tragjedisë të shkaktuar nga shkëputja e një pjese akullnaje. Më shumë se 170 persona konsiderohen të zhdukur, dhe mes tyre, edhe i zoti i këtij qeni, që nuk largohet nga vendi për asnjë çast. Nga një i ri që do të bëhet baba për të parën herë, e deri tek një djalë telefonata e të cilit me prindërit në pushimin e drekës, nuk erdhi asnjëherë, të afërmit e të zhdukurve në këtë katastrofë, presin për lajme dhe luten ndërkohë për një mrekulli. Edhe pse kanë kaluar tashmë katër ditë nga tragjedia, familjet shpresojnë se ndonjë prej tyre është ende i gjallë, në një nga tunelet ku skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë. Dhe Blackie, mes tyre. Tashmë është bërë mik edhe me disa prej shpëtuesve. Disa ishin përpjekur ta dëbonin, por ai vazhdonte të kthehej. Qeni qëndron pranë tunelit si të ishte qeni i dikujt që është bllokuar brenda – thotë një oficer i ushtrisë. Ka hyrë madje dy herë atje dhe duket i shqetësuar”

Top News – Irani të bombardojë Los Anxhelosin e San Diegon / Trump ‘çmendet’, dy qytete demokrate
06/10 13:37
Top News – Hungaria hap dosjet e komunizmit / Vendi përballet me të kaluarën, kërkohen informatorët
06/10 13:34
Top News – Akuzohet për spiunazh dhe tradhti / Arrestohet ish shefi i inteligjencës gjermane, BND
06/10 13:33
Top News – Franca në flakë, ditë e rëndë trazirash / Një javë protesta, 190 nxënës të plagosur
06/10 13:33
Top News – Grabitje me ekskavator. 12 persona vjedhin dy bankomate në Siçili
06/10 12:52
Top News – Ushtria e Jemenit dëbon Huthit / Sulm rrufe, merr kontrollin e ngushticës strategjike
06/10 12:07
Top Channel/ Adoleshentët pas sulmeve kibernetike, 18-vjeçari, hakeri i dyshuar me 1 mijë sulme
06/10 12:06
Top Channel/ “Superinteligjenca nuk kontrollohet”/ Ish-studiuesi i Anthropic paralajmëron rreziqet
06/10 12:05
Top News – Trump i ofron ndihmë Putinit për murtajën: ‘Problem i madh, është më e fortë se vaksinat’
06/10 12:04
Top Channel/ “Dallga” e nacionalizmit: Çfarë i ndodh Europës nëse Franca, Spanja shkojnë djathtas!
06/10 12:00
Top News – SHBA largoi bombarduesit B-1 nga Britania / Trump konfirmon “kërcënimin nga Irani”
06/10 11:56
Top News – Turqia çon trupa në Arabinë Saudite / ‘Neni 5’ i marrëveshjes së Mekës, edhe Pakistani
06/10 11:46
Top News – Peshkaqeni ‘ka humbur rrugën’ / I bllokuar në një kanal, tërheq miliona vizitorë
06/10 11:46
Top Channel/ Sulm me dronë në Detin e Zi, fundoset anija turke: Dy të vdekur, “tërbimi”i Erdogan!
06/10 11:30
Top Channel/ “Unë jam Giorgia”: Meloni regjistron zërin për t`u mbrojtur nga deepfake-t e AI!
06/10 10:40
Top Channel/ Grabitje e bujshme në Francë: Vidhet “Apokalipsi”i Dalí, “libri më i çmuar në botë”!
06/10 10:40
Top News – ‘Shpërthen’ murtaja në Siberi / Rusia: Situata nën kontroll, mos dëgjoni thashethemet
06/10 10:20
Top Channel/ Zbulohen detaje nga plani i zgjerimit, Presidenti i KiE: Treg i vetëm brenda 2028!
05/10 23:53
Top News- Alarm në Evropë! Gjermania paralajmëron: Rreziku nga Rusia po bëhet më i madh
05/10 23:00
Top News- SHBA tërheq bombarduesit nga baza britanike! Çfarë po ndodh në RAF Fairford?
05/10 22:50