Tragjedia familjare në Gjermani ku një baba shqiptar shkrepi armën në drejtim të dy fëmijëve te mitur, bashkëshortes dhe vetes, ka ngritur dyshime të forta mbi arsyet që mund ta kenë shtyrë 44 vjeçarin, të marrë jetët e dy djemve 11 dhe 13 vjeçarë. E vetmja e mbijetuar e ngjarjes, është bashkëshortja 38 vjeçare, dëshmia e së cilës pritet të zbardhë rrethanat në të cilat jetonte familja dhe situatën që u zhvilluar brenda katër mureve të shtëpsië ditën e vrasjes së trefishtë.