Top News – Tragjedia me teleferikun në Itali/ Ekspertët fajësojnë mirëmbajtjen, 14 viktima
24/05/2021 13:44

Shkaqet e rrëzimit të teleferikut nga Stresa në malin Mottarone, nuk janë konfirmuar ende por ekspertët hedhin dyshime mbi mirëmbajtjen duke thënë se duket se frenat e emergjencës nuk kanë funksionuar. E ndërkohë, bilanci i viktimave në aksidentin afër Lago Maggiore në Itali, ka shkuar në 14, mes tyre edhe një fëmijë. Një tjetër fëmijë ndërkohë është në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi në një shërbim transporti të pasagjerëve nga qyteti resort i Stresa-s deri në malin Mattarone, në rajonin e Piemontes. Imazhet nga vendngjarja tregonin mbetjet e rëna mbi një zonë të pyllëzuar. Pesë shtetas izraelitë janë mes viktimave – ka konfirmuar ministria e jashtme izraelite. Pjesa më e madhe e viktimave u regjistruan në vendin e aksidentit, me bilancin e viktimave që u rrit në mënyrë të vazhdueshme që nga pasditja e të dielës ndërkohë që kërkimi vazhdonte. Zyrtarët thanë se dy të mbijetuar, fëmijë të moshës pesë dhe nëntë vjec, janë transportuar në një spital në Torino, por fëmija më i madh në moshë nuk mundi të mbijetonte. Ai më i riu, është po ashtu një shtetas izraelit, i është nënshtruar një operacioni dhe është në gjendje kritike. Distanca 20 minutëshe me teleferik, e frekuentuar shumë nga turistët, lidh Stresa-n me majën 1500 metra të lartë të malin Mottarone dhe ofron një pamje spektakolare të alpeve. Europa ka parë një numër aksidentesh të ngjashme në vitet e fundit. Nëntë alpinistë gjermanë humbën jetën në 2005, kur një bllok betoni me peshë 800 kg ra nga një helikopter që po e transportonte atë afër resortit austriak të Soeldenit në Tirol, mbi teleferikun e tyre. në shkurt 98, një avion ushtarak amerikan që fluturonte poshtë këputi kabujt e teleferikut në Cavalese, një resort skish në dolomite në itali duke vrarë 20 persona.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB