Prej më shumë se 20 ditësh, agresioni rus vijon të përhapet në të gjitha arteriet kryesore të qyteteve ukrainase, duke marrë jo pak jetë njerzish. Moska zyrtare distancohet nga lufta duke e cilësuar një operacion special për çarmatosjen e ushtrisë ukrainase dhe denazifikimin e saj. Megjithatë detajet e kamerave të fotoreporterëve të luftës tregojnë qartësisht masivitetin e pushtimit rus.