Një mister i errët dhe i pazbuluar të paktën deri më tani mbetet vdekja e 4 turistëve rusë në një resort në Qerret të Kavajës. Kanë kaluar pothuajse 5 muaj nga tragjedia e rëndë, ku 4 persona me shtetësi ruse vdiqën në mënyrë të mistershme brenda një dhome saune në resortin ‘Gloria’ në Qerret. Sergey Burenkov, gruaja e tij, Natalya Burenkova, vajza e çiftit Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov ndërruan jetë në mëyrë tragjike në një ditë të zakontë pushimesh.