Dy persona humbën jetën në fshatin Kramë të Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe. Viktimat janë Sokol Preka, 40-vjeç, I cili punonte si roje në këtë lokal dhe David Deda, 46-vjeç, me profesion elektriçist. Fillimisht si pasojë e korrentit vdiq Sokol Preka, ndërsa 46-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit. Por gjatë rrugës ai ndërroi jetë. Një grup hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë incident tragjik.