Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi të moshuarish në qytetin siberian Kemerovo – thanë zyrtarët rusë. Gjashtë persona të tjerë sipas tyre u lënduan. I gjithë kati i sipërm i ndërtesës dy katëshe prej druri, u shkrumbua nga flakët gjatë natës. Raportet fillestare thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bolier me probleme.