Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta, duke mos mundur dot të dalin në breg. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit. Si pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerët janë transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën.