Top News – Tragjedi në SHBA: 47-vjeçari vret gruan dhe gjashtë fëmijët
28/07/2026 22:30

Një tragjedi ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku një 47-vjeçar dyshohet se vrau bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tij, i vuri flakën banesës dhe më pasa kreu vetëvrasje. Christopher Karolkieëicz, 47 vjeç, bashkëshortja e tij Amanda “Karolkieëicz, 39 vjeçe, si dhe gjashtë fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 15 vjeç, u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Sipas autoriteteve, 47-vjeçari dyshohet se qëlloi fillimisht me armë zjarri gruan dhe fëmijët e tij. Më pas, ai besohet se ndezi disa vatra zjarri në pjesë të ndryshme të banesës, përpara se t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten. Policia u njoftua nga banorët e zonës, të cilët raportuan se nga shtëpia dilte tym i bardhë. Ekipet e emergjencës punuan për rreth tre orë për të lokalizuar burimin e zjarrit dhe për të hyrë në banesë, ku zbuluan trupat e tetë anëtarëve të familjes. Disa prej viktimave u gjetën në dhomat e gjumit. Autopsitë konfirmuan se të gjithë kishin humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri dhe jo nga flakët. Edhe kafshët shtëpiake të familjes nuk i mbijetuan zjarrit. Sipas mediave amerikane, Christopher dhe Amanda u njohën në vitin 2008 në kompaninë ku punonin dhe u martuan në gusht të vitit 2009. Ata patën katër fëmijë biologjikë dhe më vonë adoptuan dy vajza. Megjithatë, pas imazhit të një familjeje të lumtur, marrëdhënia e çiftit kishte kaluar vështirësi. Rreth tetë vite më parë, Christopher kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me një praktikante në vendin e punës. Dy vite më parë, Amanda kishte rrëfyer në platformën Reddit problemet në martesën e saj, duke shkruar se bashkëshorti e kishte tradhtuar sërish me një praktikante. Në një nga postimet, ajo tregonte se, pas një periudhe të gjatë vuajtjesh, kishte kuptuar se duhej të mbështetej te vetja për të vazhduar jetën. Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie familjare.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55