Në fshatin Pirg të Maliqit, pasditen e kwsaj tw enjteje, një konflikt mes dy të miturve ka përfunduar tragjikisht. Rreth orës 17:30, në ambientet e një lokali, dy 14-vjeçarë janë përfshirë në një debat që, sipas të dhënave paraprake, ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës, thikë.Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej të miturve, shtetasi me iniciale E. Xh., është transportuar me urgjencë në spital, ku ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes. Autori i dyshuar, gjithashtu 14 vjeç, është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë. Forcat e rendit dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.