Një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike, teksa po ndizte qiri në Kishën e Laçit, kur është rrëzuar duke marrë dëmtime fatale. Bëhet fjalë për një të moshuar rreth 70-vjeçe, e cila duke kryer ritual në një shpellë ka rënë nga lartësia, duke marrë dëmtime të rënda në kokë. Gruaja është dërguar me ambulancë drejt spitalit të Laçit, por si pasojë e frakturave të rënda, ka ndërruar jetë.